Në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News, nënkryetari i AAK Pal Lekaj foli për zhvillimet në Kosovë. Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti se është përgjegjësi kryesor për dështimet e qeverisë.

“Kurti ka bërë një lojë hileqare sepse për të gjitha dështimet ka dashur që fajin ta kalojë në parlamentin e Kosovës. Nuk do mend që të ketë ndarje të opozitës dhe ai ka menduar që nëse opozita nuk është e unifikuar e ka shumë më të lehtë të vazhdojë punën dhe të shkojë në zgjedhje të rregullta. Pra ai nuk ka pasur interes. Ai po bën vetëm një lojë politike sepse po të ishte i interesuar për shpërndarje të Kuvendit, mendoj që janë votat. Ne kemi dashur që Kurti të japë dorëheqje sepse kryefjala e dështimit të qeverisë është vetë zoti Kurti”, tha ai. Gjithashtu Lekaj komentoi edhe akuzat e rënda të Ramush Haradinajt, ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, se po vepron në interes të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Duhet të shqetësohemi të gjithë. Sot jemi shumë larg pritshmërive ndaj kombëtarëve. Të gjitha veprimet që ka bërë në Veri të Kosovës ka qenë vetëm elektorale”, shtoi ai.
Nga ana e tij Afrim Kasolli ish- deputet i Vetëvendosjes gjatë intervistës në emisionin “Balkan Update” tha se PDK është e vetmja parti që mbështeste shpërndarjen e Parlamentit të Kosovës. “Nëse e shohim formalisht kërkesën për shpërndarje të kuvendit, e para e ka adresuar formalisht Partia Demokratike e Kosovës.