Kryeministri Albin Kurti e ka hapur Konferencën e Mbrojtjes në Londër duke përmendur me shqetësim kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë, por dhe duke specifikuar rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve për demokraci. Sipas tij, armatimi i madh i Serbisë, është një tregues së ajo synon përshkallëzim të situatës, transmeton klankosova.tv.
Kurti ka specifikuar se derisa Kosova bashkëpunon me partnerët e saj SHBA, MB e BE, Serbia zgjedh Rusinë, Kinën e Iranin.

“Ndërsa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian. Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin. Demokracia ka nevojë për siguri dhe siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe Pro-perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Kurti.