Dyshohet se nëna u hodh në lumin Buna me tre fëmijët, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë

Autoritetet dyshojnë se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur pikërisht nga ura e Bunës në lumë. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke. Nga ana tjetër, policia nuk ka një orë se kur mund të ketë ndodhur ngjarja, por mendohet se akti i rëndë ka ndodhur në mbrëmje.

Lidhur me ngjarjen, mësohet se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi. Bëhet me dije se ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë kërkesë autoriteteve malazeze për nisjen e kërkimeve në anën tjetër të kufirit. Ndërkohë, Forcat e Armatosura janë nisur drejt Shkodrës për të dhënë ndihmën në gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë që dyshohet të jenë hedhur dhe mbytur në lumë.