Roy Keane, ish-mesfushori i Manchester United, u tërhoq nga kritikat e drejtuara ndaj kapitenit Bruno Fernandes. Kjo pasi “Djajtë e Kuq” fituan FA Cup, pasi mposhtën 2-1 Manchester Cityn në finale.
“Unë kam qenë gjithmonë një kritik i Bruno Fernandes gjatë viteve të fundit, por jam i lumtur që ai më ka dëshmuar se unë kam gabuar. Udhëheqja e tij sot ishte fantastike. Ne gjithmonë kemi folur se sa i shkëlqyer ishte ai si lojtar, por tani jam shumë i kënaqur edhe për tifozët.
Këta ishin muaj zhgënjimi të madh. Ne jemi të shpejtë për të kritikuar dhe Manchester City nuk ka luajtur mirë, por sot (e shtuna) ka të bërë Manchester United, që ne duhet ta shijojmë këto momente”,- tha ai duke folur për mikrofonat e ITV Football.
Loja e ndërtuar mirë arrin kulmin me golin e Kobbie Mainoo, ku Bruno Fernandes ishte asistuesi. “Kjo është ajo ku qëndron shkëlqimi i tij. Shumë lojtarë hynin brenda dhe përpiqeshin të ndihmonin një shok skuadre, por nuk do të mundnin dhe do të kalonin te një tjetër. Ai bëri pasimin perfekt për një goditje me prekjen e parë. E thjeshtë, e shkëlqyer, efektive, e adhurueshme,”- tha ai.