Ministria e Mbrojtjes ka hedhur në konsultim publik projektligjin për krijimin e një shoqërie shtetërore që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve.
Kompania shtetërore me emrin Kayo do të jetë përgjegjëse për investimet e reja në uzinat e armatimeve dhe ringritjen e industrisë ushtarake.
Tashmë qeveria shqiptare e ka kthyer në sektor prioritar Mbrojtjen ndikuar edhe nga situata gjeopolitike. Më herët është miratuar me një strategji kombëtare për të financuar qeverinë shqiptare që të plotësojë kërkesën e NATO-s për të investuar 2% të PBB-së deri në 2030-tën në ringjalljen e ushtrisë shqiptare.
Janë dy Kombinate Mekanike në Poliçan për prodhimi municionesh dhe Gramshi për prodhimin e armëve si dhe Uzina e lëndëve plasëse në Mjekës, të cilat janë pjesë e objektit.
Projektligji parashikon që shoqëria shtetërore mund të jetë edhe në bashkëpunim me privatët nëpërmjet formës së koncesionit për të financuar projektet e subjekteve për qëllime të veçanta.
Në arsyetimin e qeverisë shkruhet se kjo industri mund të kthehet në fitimprurëse për ekonominë shqiptare, ndërsa ka një kërkesë të madhe globale për armë dhe municione.