Lilian Thuram, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe babai i sulmuesit të Interit Marcus Thuram, ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale pas fitores së Scudettos të klubit zikaltër.
“Ëndrra e çdo prindi? Të shoh fëmijët e tyre të lumtur. Prandaj falenderoj të gjithë familjen zikaltër të Interit për dashurinë e madhe që po i japin djalit tim.
Fëmijët rriten dhe marrin rrugën e tyre. Si të gjithë prindërit duhet ta kenë parasysh këtë. Marcus, ti je i mrekullueshëm”, përfundon mesazhi i Lilian Thuram.