Këngëtarja e njohur Maya, ka folur për herë të parë pas publikimit të videos virale, ku ajo ishte përfshirë në një konflikt fizik me bashkëshortin. E ftuar sot në “Cherry on Top” në Top Channel, Maya tregoi ndjesitë aspak të mira që e pasuan pas asaj videoje të publikuar në media, por tha se e ka kaluar tashmë dhe çështja është në duart e drejtësisë.

“Para se të jem këngëtare, jam nënë, kur je nënë ke ca përgjegjësi më të mëdha. Gjërat privaten zgjidhen në shtëpi, nëse jo, në gjykatë. Ndodhin, kështu është jeta. Kjo pjesa që deshën të më bënin keq, njerëzit më kanë pritur dyfish më mirë, kërkesat më janë shtuar 10 fish. Njerëzit ndryshojnë, ndodhin fenomene, nuk e di…nuk u ndjeva mirë.

Unë e dija çfarë ka ndodhur dhe në të vërtetë nuk u shfaq e gjitha. Në publik serviret një manipulim, por ka gjykata që vendosin. Unë do merrem me rrugën ligjore. Jemi në një shoqëri të rënduar psikologjike, nuk duhet të tejkalohet, duhet pasur kujdes edhe nga mediat. Nuk duhet të jenë të babëzitur, sepse dëmtojnë shumë njerëz. Duhet të bëjnë pak tërheqje dhe ta mendojnë çdo gjë si për vete”-tha Maya.