Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish mbështetjen për punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar socialist dhe kabinetin qeveritar, Rama u shpreh se në Prokurorinë e Tiranës, po mbrohet evazioni fiskal, pasi janë 80 raste ku bëhet fjalë për qindra milionë euro të shmangura nga detyrimet tatimore. Sipas Ramës, këto dosje ‘flenë’ prej vitesh në këtë prokurori.
Rama shtoi se edhe pse distanca fizike mes SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës është më pak se 1 kilometër drejtësia në SPAK është tjetër dhe në atë të Prokurorisë së Tiranës është tjetër.
“Mua do më duhej të mbaja një përgjegjësi morale, nëse do të kisha dashur vërtet ta kapja drejtësinë për llogari të pushtetit të kësaj drejtësie, ëse reforma në drejtësi nuk do t’i kishte rrugën lindjes së strukturës speciale antikorrupsion, apo nëse gryka e re e zjarrit të drejtësisë do të gosite vetëm kundërshtarët, atëherë po, do ishte problem, do ishte përgjegjësia ime morale para atyre që na besuan vërtet, me të drejtë dhe që nuk do t’i zhgënjejmë për reformën në drejtësi edhe për para kësaj partie, për përgjegjësi morale. Pse po goditet pandëshkueshmëria, pse drejtësia nuk po shikon as majtas, as djathtas, por vetëm drejt. Kjo është absurd. Kjo është absurd, sepse këtë kemi dashur, për ketë kemi punuar dhe kjo po ndodh.
Nuk kemi ditur emra, por duke u tërhequr nga kontrolli i drejtësisë, asnjë emër nuk ka më asnjë drejtësi. Sa të fajshëm apo të pafajshëm, e gjykon drejtësia. E kam lënë në dorë ta thotë drejtësia. Mbështesm pa rezerva SPAK dhe Gjykatën Sepciale, kjo nuk ka për të ndryshuar. Ky proces hetimesh dhe dënimesh është shumë larg të qënurit i përsorur, ka mangësi, pa diskutim, por pavarësisht, kjo parti do të vazhdojë të mos komentojë për çështjen nën hetim nga SPAK. SPAK dhe Prokuroria e Tiranës janë një distancë fizike më pak se 1 kilometër. Në SPAK kërkohet llogari edhe për një punonjëse të thjeshte për tenderat, ne Prokurorinë e Tiranës mbrohet evazioni fiskal. Janë 80 raste, që flenë prej vitesh në Prokurorinë e Tiranës, për evazion fiskal.
Ndër ato raste, ka edhe ka ata që ndryshe quhen oligarkë. I kemi çuar ne. Bëhet fjalë për qindra miliona euro të shmangura nga detyrimet tatimore. Ajo është distanca, më pak se 1 kilometër, tjetër drejtësi atje, tjetër drejtësi atje. Nuk ka forcë, mal me dosje që e tund evazionin fiskal që e ka bërë strek Prokurorinë e Tiranës”, theksoi ai.