Debatet mes Meritonit dhe Heidi nuk ndalojnë. Kjo e fundit akuzon banorin për përndjekje.

Heidi i kërkoi Meritonit ta lërë rehat, ndërsa moderatori kundërshtoi ashpër. Në debati ndërhyri edhe Françeska, me kritika për sjelljen e Heidit.

Françeska: Ti nuk do t’i flasësh më?! Po ti ke bërë deklaratë në mes të Prime që do merresh me atë. Çfarë po i bën djalit, po e bën me hije moj

Meriton: Pse më akuzon për përndjekje?

Heidi: Ishte koha kur i kisha bërë bllok, dhe kur m’u bë pyetja, në nerva e sipër thashë do merresh të sqaroj 2-3 gjëra

Meriton: Ti e le gjithmonë situatën në limite, ikën pastaj dhe më vonë më akuzon për përndjekje

Heidi: Të thashë, nuk dua të flas më. Shkova atje dhe më kë ndjekur Meriton, do më lësh rehat se është absurde. S’e kupton që nuk dua të flas me ty

Françeska: Po ti bëre deklaratë për të folur me Meritonin

Heidi: Qetësohu

Françeska: Heidi, po sillesh si kalama

Heidi: Çfarë nuk kupton që nuk dua të flas me ty. Çfarë nuk kupton? M’u shqit

Meriton: Ti më akuzon për përndjekje mu?!

Heidi: Është e vërtetë

Françeska: What?! Heidi, çfarë po thua?