Stormy Daniels është gruaja e cila mund të “shkatërrojë, ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Prezenca e saj në gjyqin penal ndaj Trump, krijoi kaos në sallë dhe një përballje të shumëpritur mes ish-presidentit amerikan dhe yllit të filmave për të rritur me të cilin ish-presidenti ka kryer marrëdhënie seksuale.
Stormy Daniels pranoi para trupit gjykues se i janë ofruar 130 mijë dollarë nga ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen, në këmbim të heshtjes së saj gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2016. Ndërsa ajo fliste, Trump u mbështet në karrigen e tij dhe vetëm e vështronte.
“Trump e takova për herë të parë në vitin 2006. Unë isha 27 vjeçe, ndërsa ai në moshën e babait tim. Me modelim jam marrë që në moshën 21-vjeçare. Unë iu prezantova atij si regjisore dhe më tha që dukesh e zgjuar. Kam kryer marrëdhënie me të në kohën kur ai ishte i martuar me Melanian. Trump dhe Cohen më ofruan 130 mijë dollarë.
Por mua nuk më interesonte shuma, pasi në atë periudhë isha në gjendje të mirë financiare”, tregon Stormy.
Daniels i tha jurisë së Nju Jorkut se u rrit si vajza e një nëne beqare me të ardhura të ulëta, e cila ishte larguar për ditë të tëra dhe filloi të punonte në klube striptizmi dhe në industrinë e pornografisë përpara se të takonte Trumpin në një turne golfi.
Trump ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me Daniels. Sipas Daniels, ajo dhe Trump mbajtën kontakte dhe më pas u takuan përsëri në një shtëpi njëkatëshe në hotelin Beverly Hills në Los Anxhelos, ku ajo priste të diskutonte një premtim që Trump bëri për ta marrë atë në spektaklin e sukseshëm të NBC News.
Ata nuk kryen marrëdhënie, sipas Daniels, dhe Trump më vonë i telefonoi për ta informuar se nuk do të ishte në shfaqje. Ishte hera e fundit që ata panë njëri-tjetrin.