Operacioni abdominal që Kate Middleton iu nënshtrua në janar të këtij viti dyshohet se është kryer nga një ekip mjekësh italianë që më parë kanë operuar Papa Françeskun, shkruajnë mediat italiane. Papa iu nënshtrua një laparotomie në korrik të vitit të kaluar dhe ky operacion përfshin hapjen e barkut.
Sipas portalit italian “Gente”, ky ekip specialistësh nga klinika romake “Gemelli” shkuan në Londër për të operuar Princeshën e Uellsit dhe ky operacion çoi në diagnostikimin e kancerit.
Kate Middleton u tërhoq nga detyrat publike pasi njoftoi më 22 mars se ishte diagnostikuar me një formë kanceri dhe kishte filluar trajtimin e kimioterapisë. Princi William ndau një përditësim mbi shëndetin e gruas së tij Kate të premten, duke thënë se ajo “po shkon mirë”.