Fituesja e edicionit të tretë të “BBV”, Egla Ceno, nuk ka patur një reagim pas daljes së saj nga shtëpia ashtu sikurse pjesa tjetër e finalistëve apo dhe konkurrentëve të tjerë të “BBV3”.

Mirëpo pak momente më parë ajo ka ndarë në rrjete sociale një fotografi të sajën, përbri së cilës shkruan: “Nëse je i përulur asgjë nuk të prek, as lavdërimi as poshtërimi.”

Rikujtojmë që Egla ishte në podin final së bashku me Jul Dedën, ku 3 finalistët e tjerë ishin dhe Romeo, Heidi dhe Meritoni.

Sakaq në “Post Big Brother VIP” që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme do të mësojmë më shumë të pathëna dhe do të kemi përballje mes ish-banorëve.