Me largimin e Olivier Giroud drejt MLS në Amerikë, Milan-i është në kërkim të një qendërsulmuesi. Sipas raportimeve të medieve italiane emri më i pëlqyer dhe që ndiqet prej kohësh nga klubi “kuqezi” është ai i golashënuesit të dytë më të mirë në Europë, për sezonin që sapo u mbyll, Serhou Guirassy. Megjithatë një transferim i tillë duke shumë i vështirë për të ndodhur, pasi sulmuesi i Stuttgart-it ka shumë adhurues në të gjithë Europën, e në veçanti në Premier League.

Guirassy mund të blihet lehtë pasi klauzola e lirimit të tij është 17.5 milionë euro, megjithatë mbetet për t’u parë se cili kampionat do të jetë zgjedhja e sulmuesit për të ardhmen, si dhe rroga që do t’i ofrohet, pasi tashmë dihet që forca monetare e klubeve angleze i mposht të gjithë të tjerët. Megjithatë nëse lojtari i Stuttgart-it do të dëshironte një eksperiencë në Serie A, Milan është i gatshëm për ta pritur në ekip.