Keylor Navas do të lërë Parisin gjatë kësaj vere dhe në Francë janë hedhur në kërkim të një portierin të ri. Donnarumma konsiderohet si zgjedhje e parë, por sheikët e PSG-së duan një alternativë me potencial dhe së fundmi në media është publikuar dhe kandidati kryesor për t’u bashkuar me kampionët e Francës.
Bëhet fjalë për portierin e Krasnodar, Matvey Safonov, me 25-vjeçarin, që ka luajtur këtë edicion në 30 ndeshje në kampionat dhe konsiderohet një nga portierët më të mirë në Rusi dhe tashmë duket se edhe vetë portieri është gati që të bëjë hapin e madh të karrierës.
“Gardiani’ i portës është grumbulluar dhe me kombëtaren e Rusisë e një transferim në një skuadër që aktivizohet edhe në arenën ndërkombëtare do e ndihmonte të rritej akoma më shumë dhe me klubet që raportohet se kanë arrirë një marrëveshje prej 20 milionë eurosh mungon vetëm kalimi me sukses i testeve mjekësore, për t’u konsideruar si lojtari më i ri i “Parisienëve”.