Tre lëkundje tërmeti janë regjistruar në vetëm katër minuta në zonën e Campi Flegrei në perëndim të Napolit.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës tërmet e regjistruara ishin me magnitudë, 3.7; 3.6 dhe 1.7 ballë.

Distanca e shkurtër kohore midis tre lëkundjeve bëri që të dukej sikur kishte një tërmet të vetëm, duke shtuar edhe më shumë frikën tek qytetarët. Ndërkohë nuk janë raportuar për dëme.