Noelia Voigt, modelja e njohur amerikane e cila u kurorëzua si Miss USA vitin e kaluar, ka vendosur të heqë dorë nga titulli që mban.
24-vjeçarja ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku dhe shpjegon arsyet që e çuan tw ndërmerrte këtë vendim.
Siç edhe ajo e përmend në postimin e saj, arsyeja pse vendosi të lërë pas konkurset e bukurisë është shëndeti i saj mendor.
“Thellë brenda vetes e di se ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për mua dhe shpresa ime është të vazhdoj të frymëzoj të tjerët që të qëndrojnë të fortë, të kenë prioritet shëndetin e tyre mendor, të qëndrojnë në mbrojtje të vetes dhe të tjerëve duke përdorur zërin e tyre dhe të mos kenë kurrë frikë se çfarë e ardhmja ofron, edhe nëse duket e pasigurt”, shkruan ajo.