Apple po projekton tendencat më të fundit të teknologjisë që synon të ndihmojë përdoruesit të angazhohen me “softwer-in” e saj në mënyra të reja. Gjiganti i teknologjisë njofton se veçoritë e reja do të jenë të aksesueshme në një sërë aplikacionesh, duke përfshirë Apple Music, CarPlay dhe sistemin operativ iOS të Apple.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Apple po përdor inteligjencën artificiale për t’i lejuar njerëzit me aftësi të kufizuara fizike të lundrojnë më lehtë përmes iOS dhe iPadOS. Një nga risitë lidhet drejtpërdrejt me sytë. Ju do të arrini të lundroni në iPhone dhe iPad vetëm me lëvizjet e syve.
Funksioni përdor kamerën e përparme të pajisjes për të gjurmuar lëvizjet e syve tuaj dhe për t’ju lejuar të lëvizni nëpër aplikacione. Për ata që janë të shurdhër ose me vështirësi në dëgjim, Apple planifikon të ofrojë një veçori që quhet “Taptic Engine” në Apple Music.
Kur aktivizohet, funksioni do të përdorë një sërë prekjesh, dridhjesh dhe përgjigje të tjera për t’u sinkronizuar me audion e një kënge. Një veçori tjetër është edhe ajo e “Vehicle Motion Cues” që do të shfaqë pika të animuara në ekranin e një iPhone ose iPad kur një automjet është në lëvizje.
Për ata të cilët duan të ruajnë komanda të personalizuara është projektuar veçoria e “Voice Shortcuts”. Kur Siri dëgjon komandën tuaj, do të kryejë çfarëdo veprimi që i është caktuar, duke përfshirë nisjen e aplikacioneve ose përfshirjen në detyra më komplekse në pajisje.