Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique ka deklaruar se pavarësisht se ke Kylian Mbappe do të largohet këtë sezon, kjo nuk do të ndryshojë asgjë për skuadrën. “Nuk fituam, është e qartë se ishin ditë të vështira. Për shkak të emocioneve të shkaktuara nga ky eliminim, ne nuk e mundëm dot Dortmund-in, ishim afër finales”, u shpreh Enrique. Duke u ndalur te fakti që Mbappe e njoftoi largimin e tij publikisht, trajneri theksoi se në sezonin e ardhshëm parisienët do të jenë edhe më të fortë.

“Ne e dimë këtë prej disa kohësh, nuk ndryshon gjë. Të gjitha vendimet e mia janë marrë në bazë të kësaj gjëje, kemi ende një trofe Champions-i për të fituar vitin tjetër, pavarësisht nga lojtarët që kemi në ekip, ne do të jemi më të fortë në sezonin e ardhshëm. Duhet thënë që Mbappe kaloi 7 vite këtu, ai është një legjendë e klubit, po ashtu është e qartë se ai është një lider. I jap 10 si njeri dhe si futbollist”, deklaroi Luis Enrique.