Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratët e degës 3 në Tiranë ka shprehur sërish mbështetjen e tij për SPAK.
Basha tha se nuk mund të jesh demokrat nëse je kundër Prokurorisë së Posaçme. Ai gjithashtu ka dhënë një mesazh për Sali Berishën i cili ndodhet në arrest shtëpie prej dhjetorit 2023.
Një thirrje e pati dhe për emrat e larguar nga PD drejt Berishës. Basha tha se kontributi u njihet pavarësisht cfarë u kanë bërë të tjerët, apo c’i kanë bërë vetes.
Basha: PD dhe dmokratët përcaktohen nga qëndrimi që kanë ndaj drejtësië, ndaj SPAK. Nuk mund të jesh demokrat dhe të jesh kundër korrupsionit e kundër SPAK.
Ndaj SPAK ne kemi qëndrim të prerë, mbështetje pa kushte për të vënë para ligjit të gjithë zyrtarët e korruptuar dhe këdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve.
Nuk do të humbasim më kohë me hijet që mbeten pas. Kushdo që ka dhënë një kontribut për këtë parti, sigurisht që i njihet, pavarësisht se çfarë ka bërë, i kanë bërë apo i ka bërë vetes.
Nuk kemi kohë. Vëmendja jonë është te përballja me Edi Ramën dhe qeverinë e tij ndaj çdo përpjekje për të na vënë shkopinj nën rrota ne e rezufojmë.