Papa u lut këtë të mërkurë për viktimat e luftës në Ukrainë, Palestinë, Izrael dhe refugjatët Rohingya në Mianmar, duke theksuar se, për fat të keq, investimet më fitimprurëse janë ato që lidhen me industrinë e armëve.
“Lufta është gjithmonë një humbje, gjithmonë. Ne kërkojmë paqen, kërkojmë paqen e vërtetë për këta popuj dhe për mbarë botën”, tha Papa, me rastin e festës kishtare të Shën Jozef Punëtorit.
Duke iu drejtuar të mbledhurve në sallën e Palit të Gjashtë të Vatikanit në audiencën e përgjithshme, Papa dënoi industrinë e armëve.
“Investimet që sjellin më shumë të ardhura sot janë fabrikat e armëve. Të përfitosh nga vdekja është e tmerrshme”, paralajmëroi Papa Françesku.