Policia e Vlorës, pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, ku është grabitur duke thyer xhamin e makinës një çifti italian dhe i janë vjedhur, së bashku me çantën, një vlerë prej 2500 eurosh, është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës, autori i dyshuar ka vërejtur se po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të iki me vrap.
Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij. Sipas informacioneve, i ndaluari është rreth 35 vjeç dhe ka dalë nga burgu para 10 ditësh, duke përfituar nga amnistia.