Argjira Spanca dhe Graciano Tagani kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të showbiz ditët e fundit, kjo për shkak të raportit të krisur mes tyre, që u aludua nga mungesa e reagimeve të Argjirës për hyrjen e dytë të Gracianos në BBV.
Aludimet kulmuan me takimin në BBV të Gracianos me nënën e tij e së fundmi u konfirmuan edhe nga vetë çifti.
Të dielën që lamë pas, Ed Manushi konfirmoi krizën në marrëdhënien e tyre, por në fakt duket se gjërat mes tyre janë në rregull.
Pas daljes së Gracianos nga BBV, dyshja janë filmuar në ambientet e TCH së bashku, ndërsa rrjeti ka nisur
të ngrejë aludime të tjera nëse ‘krisja’ në marrëdhënien e tyre ka qenë e stisur për t’i dhënë
vëmendje Gracianos me hyrjen e dytë në BBV, e nga ana tjetër Argjira këto kohë ka lançuar biznesin e saj të ri, “Too cute”.
Gjithashtu, direkt pas daljes nga BBV Graciano postoi një foto ku shkroi: “Shtëpia e ëmbla shtëpia” dhe nga pamja u vu re se është shtëpia ku ai dhe Argjira bashkëjetojnë prej vitesh tashmë.