Sërish zjarr në spitalin e Shkodrës. Pasditen e sotme, flakët kanë përfshirë katin nëntokë të spitalit duke sjellë panik te pacientët. Zjarri ka përfshirë dhomat ku ndodhet farmacia e spitalit. Edhe në muajin janar, një zjarr masiv përfshiu spitalin e Shkodrës por deri me sot nuk janë zbuluar arsyet. Në vitet e fundit, të shumta kanë qenë zjarret në këtë institucion shëndetësor.