Duket se sulmet e analistëve të opozitës ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj po kapin majat e diversioneve haluçinante, sidomos në orët e vona dhe në emisione si ai “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Reagimi i disa ditëve më parë i Veliajt ndaj një pjese të analistëve, të cilët i quajti “llum, që kërkojnë favore”, ka prekur Rakipin, i cili nën efektin e avujve të athët të alkoolit, në emisionin e djeshëm të tij deshi të sulmojë Veliajn, por në fakt “thagma” që plasi, më shumë ka shtuar fantazmat e dyshimit në kampin e Partisë Demokratike.

Në përpjekje për t’u justifikuar, Rakipi tha se Veliajn e ka takuar gjithsej vetëm 4 herë në jetën e tij, dhe në njërën prej tyre ka gjetur kryebashkiakun e Tiranës në një tavolinë me Çim Pekën, gazetarin e familjes Berisha, dhe Shkëlzen Berishën, djalin e Sali Berishës. Por, përgënjeshtrimi i kësaj deklarate është bërë dy minuta më vonë nga vetë Çim Peka, i cili në një mesazh që i dërgoi Belind Këlliçit në telefon, tha se Rakipi nuk po thoshte të vërtetën.

Duke e kuptuar se në fakt, Rakipi, në vend që të sulmonte Veliajn, sapo bëri një autogol për kampin e djathtë, tha “më mirë e lëmë këtë muhabet”.