Flamur Noka: Ju i keni hapur proces gjyqësor kryetarit të PD pa asnjë provë dhe sot e mbani të burgosur politik pa akuzë dhe të pabazuar në ligj. Niset një proces ndaj tij në shkelje të kushtetutës… Ose po përdoreni politikisht për të luftuar opozitën, ose keni mision nga kreu i këtij regjimi, e gjitha perceptohet si luftë ndaj opozitës, ndërkohë që krimi, vjedhja bëhet tjetër kund. Kryetari i opozitës mbahet sot dhe keni ndaluar të drejtën e komunikimit. A mund të na thoni se cilin ligj bazoheni ju? Ku e bazoni ju ligjërisht pengimin e kryetarit të PD, sepse në bazë të ligjeve, një vendim i tillë bëhet vetëm kur ka vendim të formës së prerë të gjykatës?
Altin Dumani: Është çështje në hetim, nuk prononcohem dot. Drejtësia nuk mund të sfidohet dhe nuk jam peng i askujt. Unë nuk interpretoj vendime gjykate, është vendim gjykate.