Paul Pogba tashmë duket se e ka mbyllur me futbollin pas vërtetimit si fajtor në përdorimin e substancës së testosteronit dhe pezullimit për katër vite nga bota e futbollit, edhe pse mesfushori ka një shpresë të vogël duke qenë se e ka apeluar këtë vendim.

Megjithatë, francezi nuk po qëndron pasiv dhe sipas asaj që zbulon “Le Parisien”, ka nisur të xhirojë një film në të cilin është protagonist duke pasur rolin e edukatorit për futbollistët e rinj që janë në hapat e parë të karrierës.
Filmi pritet që të publikohet në prillin e vitit të ardhshëm (2025). Nga bota e sportit pjesë e këtij filmi janë edhe Rolland Courbis, ish-futbollist francez i Monaco, si dhe ish-trajneri Guy Roux.