Paolo Maldini, ish-kapiteni dhe ish-drejtori i Milanit, foli për Radio TV Serie A duke prekur shumë çështje që lidhen me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
“Mundësia për të punuar me kuqezinjtë erdhi pasi me Leonardon kishim të njëjtat ide. E zgjodha këtë rol pasi ishte Milani, mu deshën muaj për të kuptuar gjithçka. Nuk i kam thënë jo PSG, ekzistonte si mundësi, u takova dy herë me Nasser Al Khelaifin por gjërat nuk ecën dhe më mirë kështu. 10 muajt e parë ishin katastrofë, kthehesha në shtëpi dhe isha i pakënaqur, Leonardo qeshi dhe më thoshte se nuk po e kuptoja se sa i rëndësishëm po bëhesha. Për sa i përket një klubi tjetër për të punuar, do të thoja që rregulli vlen për Italinë pasi nuk ja dal ta shoh veten në një klub tjetër vec Milanit, por në San Siro nuk shkoj.
Inter? Interi ka një strukturë të jashtëzakonshme të zonës sportive, ky është sekreti. Ka një ide të saktë me kontratat e gjata. I jepet shumë pak rëndësi menaxhimit të grupit, por nuk është rastësi që Napoli shkoi kaq keq pas lamtumirës së Giuntoli dhe Spalletit. I konsiderojmë lojtarët si makina, por kanë nevojë për dikë që të flas me ta dhe tu thotë si janë gjërat” – tha ai.