Jurgen Klopp është në fundin e aventurës nëntëvjeçare në krye të Liverpool. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i Premier League, trajneri gjerman rrezikon të jetë i skualifikuar në ndeshjen e fundit ndaj Wolverhampton nëse ndëshkohet me karton të verdhë në sfidën e këtij raundi ndaj Aston Villas. Megjithatë, Klopp theksoi se është në dijeni të këtij fakti dhe do të bëjë maksimumin për të shmangur ndëshkimin me kartonë.
“Jam në dijeni të këtij fakti, në këtë sezon kam marrë vetëm dy kartonë të verdhë. Jam bërë më i urtë seç kam qenë në të kaluarën. Megjithatë, nuk është e thënë që të jem me patjetër në stol në ndeshjen ndaj Wolverhampton edhe pse do të ishte bukur. Do të bëj gjithçka që të mos përfshihem në ndonjë diskutim në ndeshjen me Aston Villan”, u shpreh Klopp.