Shqipëria e minifutbollit zhvilloi dy ndeshjet e fundit në “Socca EuroCup”, duke mbyllur edhe rrugëtimin në këtë kompeticion. Kuqezinjtë të drejtuar nga trajneri Irtan Sejko pësuan dy humbje në sfidat e fundit të grupit.
Takimi i parë u zhvillua ndaj Lituanisë. Shqipëria u mund me rezultatin 3-1, teksa golin e vetëm për kuqezinjtë në këtë sfidë e shënoi Erald Leci. Në ndeshjen e dytë dhe të fundit, Shqipëria u përball me Serbinë. Takimi përfundoi 1-4 në favor të Serbisë.
Rrugëtimi i Shqipërisë në Europianin e minifutbollit mbyllet në fazën e grupeve, teksa kuqezinjtë regjistruan një barazim dhe tre humbje.