Rusia ka dëbuar sot nga vendi atasheun britanik të mbrojtjes, në një kundërpërgjigje ekuivalente pas dëbimit të një diplomati të saj nga Londra javës që shkoi, njofton ministria e jashtme ruse.
Kapiteni Adrian Coghill, oficeri marinës britanike në ambasaden e Moksës, është urdhëruar sot të largohet nga vendi, sipas një postimi në kanalin e ministrisë në Telegram.
Lëvizja vjen pas dëbimit më 8 maj të atasheut ushtarak të Rusisë në Ambasadën e Londrës, kolonel Maxim Elovik, me justifikimin se ishte një “oficer i padeklaruar i inteligjencës ushtarake”. Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte protestuar te pala britanike për dëbimin e kolonel Elovik, një veprim të cilin përshkruante si “të motivuar politikisht” dhe “rusofob”.
Ata shtonin asokohe se masa do të ndiqej me “hapa kundërpërgjigjeje”. Përveç dëbimit të kolonelit rus Elovik, ministri britanik James Cleverly njoftonte më 8 maj se i hiqte statusin diplomatik dy pronave në pronësi ruse në Britani, të cilat besohej se përdoreshin për ‘qëllime inteligjence’.
Cleverly shtonte: “Kjo nuk është diçka e re dhe qeveria britanike nuk gënjehet më nga çizmet e marionetat e Putin”. Hapa të ngjashme armiqesore janë marrë nga dy vendet që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë.