Argjentina nuk do të grumbullojë për Kupën e Amerikës, Paulo Dybalën. Lajmi po qarkullonte prej disa ditësh në mediat amerikano-latine, teksa trajneri Lionel Scaloni e kishte lënë jashtë sulmuesin e Romës edhe në listën paraprake.

Megjithatë, mendohej se e gjitha lidhej me aspektin fizik të Dybalës që së fundmi hasi në disa dëmtime. Por, nga Argjentina e bëjnë të sigurt se e vetmja arsye që “La Joya” ka përfunduar jashtë liste është zgjedhja taktike e Scalonit.

Pra, Dybala nuk është jashtë kombëtares për shkak të kondicionit fizik, por sepse para tij preferohen sulmuesë të tjerë teksa kjo i është komunikuar edhe vetë 30-vjeçarit. Kujtojmë se Kupa e Amerikës do të startojë më datë 21 qershor me Argjentinën që është fituesja në fuqi dhe i duhet të mbrojë “fronin”.