Nga Mero Baze/

Takimi i dytë i Edi Ramës me diasporën e forcoi takimin e parë të Athinës. Madje dhe e legjitimoi atë. Shumica mendonin se takimi I Athinës ishte një hakmarrje e tij ndaj politikës greke për Himarën dhe fjalimi I ndjeshëm I tij kishte të bënte me një përpjekje për tu kujtuar votuesve shqiptarë në Athinë se kush ishte adresa e racizmit në Greqi. Me këtë justifikohej dhe pjesëmarrja e lart dhe emocionet e forta të pjesëmarrësve.

Por takimi I Milanos tregoi se dhe një vend mik, me asnjë problem me Shqipërinë që përjeton periudhën më të mirë të miqësisë, pjesëmarrja e diasporës është edhe më e lart edhe më entuziaste.

Ky është një tregues se takimi I Greqisë, nuk ka qenë as elektoral dhe hakmarrës naj Greqisë, por si dhe ky, një takim që tregon se diaspora ka nevojë ta përfillim dhe ta përfshijmë në hallet e Shqipërisë, ashtu siç ajo vetëprfshihet me kontributet e saj për familjet në Shqipëri.

Në Itali nuk ka as Agim të Art, as kryemi9stër që s’të jep sallë ku të bësh mitingun, as shtyp që të paragjykon dhe të ruan ku hyn e del, as dhe ndonjë të ngjashëm me Belerin, po pjesëmarrja ishte edhe më e lart dhe entuziaste.

Dhe një grup kontestuesish që kërkojnë votën e diasporës në emër të një shoqate dhe që shpërndan fletë palosje në sallë, të vetmen gjë të përbashkët që kanë me Belerin është se I mbështet Berisha, por janë ku e ku më normal dhe në punë të tyre. Kontrasti që krijon Edi Rama duke mbushur sallat e Evropës me kundërshtarët e tij në Shqipëri që nuk mbushin dot Rrugicën posht penxheres, flet vet.

Por ajo që nuk kuptoj unë është pse Berisha dhe Meta bëjnë sikur dikush I ka penguar të japin të drejtën e votës diasporës dhe Akoma më shumë pse mendojnë se diaspora është me ta.

Një herë e kam pyetur Sali Berishën pse nuk përfshin diasporën në votime dhe tha se po ta bëjmë këtë me të njëjtën fuqi vote si në Shqipëri i ke socialistët në pushtet dhe një shekull.

Por ajo që është dhe më hipokritë se kaq është se Berisha dhe Meta marrin pjesë aktualisht në Komision e reformës zgjedhore, dhe të vetmin propozim që kanë është që diaspora të votoj me post, por tenderin e postës ta bëj Berisha se nuk do të vijnë letrat me postën shqiptare. D.m.th. të gjej ndonjë post private që ke ka të vetën. Kaq debat ka deri tani punë tenderi për postën.

Nuk e di pse bën sikur është për votën e diasporës, apo me ata që kërkojnë votën e diasporës. Mirë bën që nuk është se ashtu do ngelen dhe fëmijët e tij pas 50 vjetësh majë penxheres, se nuk fiton kurrë, por kjo dëshira për të luajtur blofin me Edi Ramën sikur Berisha do, por Rama nuk do, është guxim I tepruar. Se pastaj do dal në protesta duke thëne na mundi me votat e diasporës.