Mbreti Karli III feston ditën e kurorëzimit, pasi sot, në vitin 2023, u zhvillua ceremonia zyrtare e kurorëzimit të djalit të parëlindur të Mbretëreshës Elizabeth.

Duke shënuar përvjetorin e parë të kurorëzimit, Buckingham ka shpërndarë një video të pamjeve të papublikuara nga ajo ditë, duke ftuar ata që dëshirojnë të kujtojnë momentin e tyre të preferuar nga ato ditë.

 “Sot është përvjetori i parë i kurorëzimit të Mbretit dhe Mbretëreshës në Westminster Abbey. Si dhe vetë ceremonia, fundjava e kurorëzimit pa një kortezh me karroca nëpër Londrën qendrore, fluturime me avionë, një përshëndetje mbretërore nga 4,000 ushtarë në kopshtet e Pallatit Buckingham, një koncert në Kështjellën Windsor dhe një iniciativë vullnetare në mbarë Mbretërinë e Bashkuar. Cili është kujtimi juaj i preferuar?”, ka shkruar llogaria zyrtare e Pallatit në Twitter në postim.

 

Të dielën, Mbreti Karli III, i cili muaj më parë njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer, u shfaq i gëzuar teksa bisedonte me një famullitar pas shërbesës së së dielës.