Juventusi ka shkarkuar Masimiliano Alegrin dy ditë pasi bardhezinjtë fituan Kupën e Italisë dhe festuan gjithashtu pjesëmarrjen në Champions pas një sezoni shumë të kompolikuar.
Por klubi torinez nuk është mjaftuar me kaq.
Në komunikatën e largimit thekson se trajneri ka bërë sjellje të pahijshme në fundin e finales kundër Atalantës. Pritet që skuadra në këtë fund të sezonit të drejtohet nga zëvendësi i Allegrit, Landucci ndërsa për sezonin e ardhshëm drejtuesit po punojnë që të firmosin me Thiago Mottan.