Aktori Bernard Hill, i njohur më së shumti për rolet në Titanikun dhe Lord of the Rings, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ai luajti kapitenin Edward Smith në filmin fitues të Oskarit të vitit 1997.

Ai gjithashtu portretizoi mbretin Theoden në Lord of the Rings. Hill gjithashtu luajti personazhin e Yosser Hughes në serialin ikonik të dramës Boys from the Blackstuff.

Agjenti i tij Lou Coulson konfirmoi për BBC Neës se ai vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm.