Gazetarja Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan dhe u lidhën së bashku në shtëpinë e “BBV”
Mëngjesin e sotëm ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka edhe për romancën e saj me moderatorin.
“Si e ka pritur familja jote romancën me Meritonin?”- ishte një ndër pyetjet që iu drejtua gazetares, e cila tha ndihet shumë e lumtur sepse familja e saj e ka mbështetur lidhjen me Meritonin.
“Familja ime e përqafon shumë këtë raport dhe e shohin shumë të përgjegjshëm, siç dhe ai është. Jam shumë e lumtur. Kisha disa pikëpyetje për familjen, por tani…”– tha Ilnisa, duke tregur se ka një raport shumë të mirë me vëllain dhe motrën e Meritonit.
“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Agnesën, motrën e Meritonit. Me Rinorin flas, dje i dërgova një mesazh në fakt…”– tregoi ajo.
Përsa i përket përshkrimit të ndjenjës së dashurisë që ajo ka për Meritonin, Ilnisa tha se nuk do të lëndohet kurr në krahët e tij.
“Nuk do të lëshohesha kurrë në krahët e dikujt nëse do ta analizoja thellë. Ti nuk mendon për të tjerët, nuk mendon se çfarë do të thonë të tjerët. Edhe kur ndodhi nuk e mendova. Aty fshihet çdo gjë, ti nuk mendon më për të tjerët”– u shpreh Ilnisa.