Pak momente më parë në spitalin e traumës avokatin Sokol Mëngjesin e vizitoi ministri drejtësisë Ulsi Manja.
Ministri Manja është interesuar për gjendjen e tij shëndetësore dhe ka bashkëbiseduar me mjekët dhe të afërmit e avokatit.
Manja nuk ka bërë asnjë koment thjesht ka pohuar se e vizitoi avokatin e dhunuar barbarisht “si mik, shok dhe si një njohje e tij mëparshme gjatë punës në sistemin e drejtësisë”.