Nga Ylli Pata

Të dhënat e sondazhit të financuar nga Instituti Republikan Amerikan, e të praktikuar nga një emër i njohur i fushës, ka dhënë një rezultat që ja vlen shumë të komentohet. Pasi realisht kemi ecur në një terren ku nuk ka gjë të pashkelur. Çfarë thotë sondazhi? Sondazhi thotë që Sali Berisha nuk është figura prominente e opozitës. Një rezultat që nuk është suprizë, por na ka ardhur krejt i qartë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Zgjedhje, ku për herë të parë ne kishim votën preferenciale, ku çdo zgjedhës mund të jepte një mendim për deputetin që donte të çonte në Kuvend.
Sali Berisha, njeriu simbol i PD-së, në zgjedhjet e 2021 doli në kuotë më të vogël se Agron Shehaj, më të vogël se Belind Kelliçi, e madje më të vogël se Ori Nebiaj, që më shumë se politikane është personazhe e showbizit.

Pra në ato zgjedhje Sali Berisha kishte prekur fundin politik, pasi po ecte kundër rrjedhës së kohës, kundër rrjedhës së dialektikës. Sepse në fund të fundit, kishte lajmëruar largimin, por rrinte duke mos i qëndruar premtimit të tij. E pikërisht kjo fjalë e shkelur ishte pakti që trazoi tokën poshtë tij. Demokratët i thanë: Xhaxhi doktor, largohu, iku koha jote! Pas 2021 ne jemi sot në një xhirim bosh për të cilin është shkruar shumë, por edhe është shpërdoruar shumë. Sepse e gjithë ajo manovër gjigande e milionëshe e doktorit nuk kishte një sens, nuk lishte një logjikë, ishte jashtë dialektikës.

Sondazhi i IRA nuk tregon asgjë të sforcuar, por një situatë mjaft të komplikuar, madje shumë të komplikuar, ku e gjithë situata që ka ndodhur pas shpalljes Non grata të Sali berishës, ka ecur jashtë logjikës. Madje jashtë logjikës së votuesve të së djathtës. Siç del edhe nga sondazhi i IRA, votuesit e djathtë Berishën e duan jashtë politikës me një logjikë të qartë. Por Berisha është lajm i vjetër tashmë. Të gjithë presin “Mesian” që nuk është Agron Shehaj në rastin aktual, i cli është më i pëlqyeri nga politikanët opozitar. Madje të gjithë janë në kuota të ulta. Ata presin personazhin që do të përfaqësojë opozitën në filllim, pastaj të mundë Edi Ramën. Ky është proces, e në këtë rast perceptimi i demokratëve është një shpresë mjaft e madhe e fuqisë demokratike të shoqërisë, sidomos opozitës.