Këtë të shtunë do të mbahet finalja e Eurovizion. Kroacia, Izraeli dhe Zvicra, janë tre shtetet më të mundshme për të rrëmbyer fitoren. Festivali mbahet në Suedi duke rikthyer skenën 50 vjet në Malmo, 50 vjet pas fitores historike të Abba në 1974. Kënga Waterloo ishte një nga këngët më të çuditshme që vetëm Eurovizioni mund ta prodhonte. Një him rrok për Luftërat Napoleonike, i interpretuar nga dy çifte të martuara. Ajo ishte një nga këngët me tekstin më të mirë.
Ky përvjetor i artë i fitores së Abbas do të festohet në Malmo këtë natë, me fitueset e Eurovizionit, Charlotte Perrelli, Carola dhe Conchita Wurst duke performuar një version të veçantë të Waterloo.
Por konkurenca nuk është e njëjtë 5 dekada më pas. Në vitin 1974, vetëm 17 vende morën pjesë në konkurs, të gjithë të shoqëruar nga një orkestër live. Këtë vit janë regjistruar 37 pjesëmarrës me stile muzikore që nga metal, tekno, pop në rastin e Norvegjisë, një përrallë popullore gotike për një fëmijë që kthehet në ujk dhe vret njerkën e tyre. Kohë të tjera! Kjo kërkon diskutim. Disa artistë kërkuan që Izraeli të pezullohet nga gara për shkak të luftës kundër Hamasit dhe krizës humanitare në Gaza. Në Malmo ka pasur protesta gjatë gjithë javës. Këngëtarja izraelite Eden Golan u vlerësua gjatë gjysmë filanes së të enjtes dhe po ruhet nga policia gjatë qëndrimit në Suedi.
Por kënga e Izraelit është një nga baladat më të bukura dhe një ndër pretendentet për të fituar. Golan ka një zë mahnitës dhe duket e pandikuar nga kritikat që i drejtohen. Sipas sondazheve është e dyta në listë, për të fituar Eurovizionin këtë vit.