Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani thotë se institucioni që drejton mbështetet nga donatorët. Në raportimin para deputetëve për rezultatet në vitin 2023, Dumani u shpreh se SHBA ka mbështetur SPAK edhe duke dërguar ekspertë. Dumani shtoi se SPAK ka programe trajnuese për prokurorët.

“Sa i takon trajnimit, ne kemi programe trajnuese. Sai përket sistemit të menaxhimit të çështjeve, në qershor do të kalojmë në fazën e pilotimit. Është një sistem shumë i mirë, jemi të hapur të bisedojmë, integrimi do të jetë i kufizuar. Jemi për një kategori të dhënash. Do kemi një sistem shumë të mirë. Ne na mbështesim donatorët, kemi para, kemi ekspertët e SHBA që na mbështesin. Na lehtëson edhe ne punën, sidomos sa i takon raportimit. Lidhur me çështjet e mbartura, kemi kontaktuar përfaqësues të Bashkimit Evropian, po bashkëpunojmë për ndërtimnin e një strategjie se si mund të lehtësojmë ngarkesën”, theksoi ai.