Sportisti amerikan, Brandon McManus, po përballet me akuza për abuzim seksual.
Dy stjuardesa kanë deklaruar se gjatë fluturimit në Florida për në Londër vitin e kaluar (28 shtator 2023), lojtari i NFL, i ka ngacmuar seksualisht. Njëra prej tyre pretendoi se McManus u përpoq ta puthte, ndërsa ajo ishte ulur gjatë një turbulence. Në një deklaratë për BBC, avokati i lojtarit, Brett Gallaway i quajti akuzat “absolutisht të rreme”.
Ndër të tjera ai pretendoi se ishin bërë për “të shpifur dhe përçmuar një lojtar të talentuar dhe të respektuar të NFL”. Ai e quajti padinë “një tentativë zhvatjeje”.
Një zëdhënës i Komandantëve raportoi se autoritetet u njoftuan për padinë një ditë më parë.
“Ne i marrim shumë seriozisht akuzat e kësaj natyre dhe po e shqyrtojmë këtë çështje. Ne kemi qenë në komunikim me Zyrën e Ligës dhe përfaqësinë e Brandon dhe do të rezervojmë komente të mëtejshme në këtë moment”.