Gara e parë zyrtare në Spanjë për vitin e ardhshëm tashmë ka katër ekipet e saj pjesëmarrëse që do të luftojnë për trofeun e parë të sezonit.
Pas përfundimit të Copa Del Rey dhe pozitave në krye të La Ligas që tashmë janë të konfirmuara, është bërë e ditur se cilat skuadra do të marrin pjesë në Superkupë si dhe po ashtu çiftet gjysmëfinaliste.
Ky do të jetë edicioni i gjashtë radhazi që Superkupa e Spanjës luhet në këtë format, ndërsa në pesë edicionet e kaluara Real Madridi u shpall kampion tre herë, ndërsa Athletic Bilbao dhe Barcelona kanë ndarë dy të tjerat.
Ekipet e para që kishin siguruar kualifikimin ishin Athletic Bilbao dhe Mallorca, kampioni dhe finalisti i dytë i Copa del Rey.
Ndërkohë, Real Madridi si fitues i titullit dhe Barcelona në vendin e dytë, siguruan dy pozicionet e mbetura nga La Liga.
Kampioni i La Ligas takohet me finalistin e dytë të Copa Del Rey, ndërsa fituesi i Copa Del Rey takohet me vendin e dytë të La Ligas.
Superkupa e Spanjë do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa data e ndeshejve dhe stadiumi nuk është konfirmuar ende./h.ll/abcnews.al
Çiftet për Superkupën e Spanjës 2025:
Real Madrid vs Mallorca
Athletic Bilbao vs Barcelona