Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi thotë se takimi i kreut të qeverisë Edi Rama në Greqi krijoi zhurmë në shtetin grek.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, ai tha se tashmë Shqipëria ka një peshë më të ‘rëndë’ në rajon. Sakaq theksoi se emigrantët shqiptarë u ndjenë më të vlerësuar.

“Unë e pashë si një takim ku ndo doja të nënvizojë që është fakt që çdokush që ka përfaqësuar Shqipërinë jemi treguar të përulur, pa dinjitete do thoja. Madje në kushtet e servilizmit me Greqinë. Emigrantët u ndjenë të vlerësuar. Rama aty tha se ne jemi popuj miq por shtetet kanë interesa.

Tha ca fakte të njohura historike, kam parasysh për çështjen çame, ligjit të luftës dhe pensioneve. Edhe konteksti do tregojë faktin se Shqipëria nuk është më ajo e mëparshme. Shqipë3ria ka një peshë tjetër në rajon dhe këtë duhet ta pranojmë. Rama donte të theksonte që të trajtohemi me dinjitete dhe respekt. Gjatë gjithë kohës kemi qenë të intimiduar. Historia ka treguar se jemi në kriza ciklike.”, tha Idrizi për ABC News.