Interesi i të rinjve për të mësuar një zanat që mundëson punësimin e tyre në fusha të ndryshme është duke u rritur.

Nevojat e tregut të punës për të rinj të kualifikuar në sektorë të ndryshëm kanë bërë që të rinjtë të orientohen drejt arsimit profesional dhe të kërkojnë të aftësohen në drejtime të caktuara në mënyrë që të kenë mundësi më të mëdha punësimi në përfundim të arsimit të mesëm. Në Korçë shkolla teknike ofron 7 drejtime që nxënësit mund të zgjedhin por më të preferuarat e tyre mbeten Teknologjia e Informacionit dhe autoservisi

Përveç drejtimeve të Tik, elektroteknik,ndërtim, termohidraulik, autoservis këtë vit synohet edhe hapja e drejtimit punues druri çka u shton mundësinë e zgjedhjes të rinjve qw orientohen drejt arsimit profesional.