Janë publikuar pamjet e tmerrit kur sulmues të armatosur kanë ndaluar sot në hyrje të një autostrade në Francë automjetin e burgut ku mbahej trafikanti njohur si “Miza”, teksa hapin zjarr duke vrarë të paktën tre oficerë dhe më pas largohen në këmbë.
Mjeti i burgut u sulmua paraditen e sotme në autostradën A154 pranë Incarville në veri të Francës, në ngjarjen shokuese ku disa të tjerë u plagosën.
Pas masakrës, sulmuesit dhe i burgosuri liruar Mohammed Amra, 30 vjeç, ishin larguar nga vendngjarja.
I burgosuri me nofkën ‘La Mouche’ (Miza), po transportohej mes dy burgjeve në Normandi para se të ndodhte gjakderdhja.
Burime policie thanë për rrjetin vendas Le Parisien se i liruari ishte kreu i një “rrjeti narkotikësh” dhe konsiderohet i rrezikshëm. Ata shtonin se Mohammed kishte tentuar të arratisej nga qelia e tij dhe dy ditë më parë.
Rrjeti vendas BFMTV, tha se herën e fundit Amra ishte dënuar me 18 muaj burg për grabitje në Évreux ndërsa po hetohej për tentativë vrasjeje në Marseille.