Erdgys Arrazi nuk ka marrë pjesë ditën e sotme në varrimin e vajzës së tij të mitur, e cila u gjet e pajetë në lumin Buna.
Edhe pse i dyshuar se shkaktoi vetëvrasjen e gruas dhe fëmijëve të tij, ai i ka bërë kërkesë Prokurorisë së Shkodrës për pjesëmarrje në ceremoni.
Pasditen e sotme është zbardhur dokumenti ku Prokuroria e Shkodrës ka dhënë pëlqimin e saj për kërkesën e bërë nga Erdgys Arrazi.
Por pavarësisht lejes së dhënë nga Prokuroria, sipas vëllait të Erdgys Arrazit, ky i fundit nuk është lejuar nga policia të marë pjesë në varrim.
“Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që ti hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot”, u shpreh Edison Arrazi.
Dokumenti nga Prokuroria e Shkodrës: