Ndahet nga jeta në moshën 72 vjeçare liriku Skënder Rusi. Poeti lirik Skënder Rusi nuk rreshti kurrë së shkruari vargje për dashurinë dhe qytetin e tij Korçën. Skendër Rusi është vlerësuar si një ndër lirikët më të mirë dhe bashkëkohore për krijimtarinë e tij.

Ai u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Krijimtaria poetike është pasuria më e madhe që poeti lë pas.