Joe Biden dhe Donad Trump vazhdojnë në mënyrë intensive fushatat për të bindur sa më shumë qytetarë që tu japin votat në zgjedhjet presidenciale të cilat do të zhvillohen me 5 nëntor. Referuar sondazheve të publikuara nga CNN dhe NBC, ish kreu i Shtëpisë së Bardhë, Trump, është në epërsi.

Sipas të dhënave të publikuara, në një garë kokë më kokë Trump – Biden, kandidati republikan ka fituar rreth 49 për qind mbështetje nga qytetarët amerikanë, ndërsa lideri demokrat 43 për qind.

Ndërsa Trump përballet me katër çështje penale në gjykata të ndryshme, , popullariteti i tij ka vazhduar të rritet: 55% e votuesve thonë se tani e shohin mandatin e parë të Trump si një sukses. Në të kundërt, 44% e shohin atë si një dështim.

Nga ana tjetër, duke vlerësuar lidershipin e Bidenit, 61 për qind të qytetarëve amerikanë besojnë se presidenca e tij ka dështuar, ndërsa 39% thonë se ka qenë një sukses.

Sondazhi u krye nga CNN midis 18-23 prillit midis një grupi të rastësishëm prej 1,212 të rriturve të nxjerrë nga një panel i bazuar në probabilitet. Sondazhet u kryen në internet ose me telefon.