Mjeku Gjovalin Bushi ka folur mbi gjendjen aktuale të mjekut Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua nga katër persona.
Mjeku tha se gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e rënduar por stabël, dhe se 72 orët në vijim janë shumë të rëndësishme.
“Avokati u shfaq me një traume koke. Në momentet e para ishte koshient, me kalimin e kohës çdo gjë filloj të rëndohej. Ishte shumë i axhituar dhe më pas filloi të humbiste dhe koshiencën. Në këto kushte vendosëm që pacienti të intubohej.
Nga momenti i djeshëm deri sot gjendja pothuajse është stabël, megjithëse vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Është bërë një ndërhyrje nga neurokirurgët, dhe sot është evidentuar një rënie e edemës, dhe në këto kushte nuk ka nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Nga parametrat është normale, por pritet si do reagojë në orët më vonë. Presim 72 orë. Urojmë që gjendja të jetë stabël që të fillojmë ta zgjojmë. Ka pasur dhe një shtypje të pjesës së përparme të trurit dhe pacienti ishte shumë i axhituar, u shtua ënjta e trurit dhe nisi të binte koshienca dhe në këto kushte u detyruam ta intubonim”, u shpreh ai.