Agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë (UNRWA) publikoi imazhe të Gazës, që është shkatërruar nga sulmet e pandërprera ushtarake izraelite për më shumë se gjashtë muaj.
Sipas UNRWA, palestinezët janë të frikësuar nga ajo se çfarë mund të sjellë e nesërmja për ta.
“Ata janë shumë të frikësuar nëse do të ndodhin më shumë veprime ushtarake. Të frikësuar nëse do të zhvendosen përsëri,” tha organizata në një postim në X.
“Nuk ka siguri në Gaza.”, thuhej më tej.